Iu dogj makina në orët e para të mëngjesit, flet biznesmeni: Nuk jam njeri i problemeve, shteti të bëjë punën e tij

Shpërndaje lajmin

Biznesmeni i hidrokarbureve, 56-vjeçaro Ndue Pjetrushi (Noshi) ka folur pas djegies së makinës. Ai ka dhënë se ka dëgjuar një shpërthim të mbytur dhe më pas ka parë makinën e parkuar jashtë oborrit të banesës në flakë.
56-vjeçari thotë se nuk ka konflikte, teksa ia la në dorë shtetit zbardhjen e ngjarjes.
“Rreth orës 4 pa 10 diçka e tillë isha në gjumë, kur kam dëgjuar një shpërthim të mbytur. Kam dalë në ballkon e kam parë makinën duke e djegur. Në moment kam lajmëruar policinë. Erdhi policia dhe zjarrfikësja dhe bën procedurat e veta.
Nuk kam asnjë konflikt me askënd, të gjithë që më njohin e dinë që nuk jam i problemeve. Unë merre me biznes në fushën e hidrokarbureve. Shteti bën punën e vet. Mund të jetë dhe zjarrvënie e qëllimshme, mund të ketë marrë dhe vetë. Atë mund ta nxjerrë vetëm hetimi.
Kamerat nuk kanë punuar, DVR ka pas probleme dhe e kam çuar për ta riparuar”, tha biznesmeni për Balkanweb.
Njoftimi i policisë:
Lezhë
Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 66 vjeç, banues në Lezhë.
Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *