Iu la policëve “prangat” në duar, i riu i arratisur nga Gjykata e Korçës s’i shpëton burgut, arrestohet nëpër ferra

Shpërndaje lajmin

Është arrestuar i riu që është arratisur nga Gjykata e Korçës pasi u njoh me masën e sigurisë arrest me burg.
Ai u kap duke u fshehur në afërsi të azilit të Korçës, afër kishës së Shën Thanasit, i futur nëpër ferra e shkurre.
Korçë
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së sotme, i cili bënte fjalë për largimin nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e shtetasit K. M., (i arrestuar më parë për vjedhje) ju informojmë se falë veprimeve të shpejta, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, u bë e mundur kapja e këtij shtetasi në afërsi të kodrave të qytetit të Korçës dhe shoqërimi i tij, për veprime të mëtejshme procedurale.
Lajmi në përditësim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *