Iu shkrumbua banesa në Berat, qytetari-bashkisë: Më ndihmoni, jam në qiell të hapur
Krenar Gjata nga Berati i ka drejtuar një apel për ndihmë bashkisë së qytetit pasi shtëpia e tij u dogj mëngjesin e kësaj të shtune.
Shkak dyshohet të jetë bërë bombola e gazit, ndërsa dëmet janë vetëm materiale pasi 6 anëtarët e familjes nuk kanë qenë në shtëpi në momentin që ka rënë zjarr. Banesa ndodhet në lagjen “Donika Kastrioti”.
Gjata kërkon ndihmë nga institucionet vendore që të marrin masa për strehimin e tij dhe të familjes pasi tashmë janë në qiell të hapur, pa asnjë të ardhur pasi çdo gjë që kishin u shkrumbua brenda banesës.
“Me televizor, me divane, me rroba, me të tëra janë djegur. Apeli im është i lutem bashkisë të më ndihmojë se jam në qiell të hapur. Po pati mundësi kryetari i bashkisë të më ndihmojë se jam në qiell të hapur, nuk kam se ku te fle, nuk kam se ku të rri,” – u shpreh kryefamiljari Gjata.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTO| Shkrumbohet banesa në Berat, nuk ka të lënduar
EMRI| Po vidhte para në një lokal, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari në Berat