Izmir Smajlaj “pushton” Stambollin, medalje ari dhe kampion i Ballkanit: Ishte një garë e vështirë

Share

Vetëm pak kohë, pasi ka fituar medaljen e artë në mitingun ndërkombëtar të Vjenës, atleti ynë Izmir Smajlaj fiton edhe medaljen e dytë të artë dhe shpallet kampion i Ballkanit në garën e tij të preferuar të kërcimit së gjati.

Atleti i njohur shkodran Smajlaj, ka arritur të kërcejë në largësinë 7.91 metra, duke u renditur i pari në këtë disiplinë të Kampionat Ballkanik për salla të mbyllura që u zhvillua në Stamboll të Turqisë, ku morën pjesë sportistë nga 18 vende të ndryshme të botës.

Ky është suksesi i dytë radhazi gjatë këtij viti, për atletin tonë Izmir Smajlaj dhe trajnerit të tij Gjergji Ruli, njëherësh president i FSHA-së, të cilët vazhdojnë përgatitjet për të realizuar ambicien e tyre madhore, kualifikimin në finalet e Olimpiadës së Tokios.

Në përfundim të garës Smajlaj ka reaguar në rrjetet sociale, duke shkruar:

“Balkan Champion 2021

Nje gare e veshtire me konkurues nga 21 shtete Ballkanike e jo vetem.

I lumtur per rezultatin prej 7.91m dhe vendin e pare ne kete kompeticion te rendesishem dimeror!

Falenderime te vecanta per trajnerin tim te pa lodhur z. Gjergj Ruli, familjen time,kstirana,bashkia tirane

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

@fsha dhe te gjithe ju mbeshtetes te sportit te bukur te atletikes!”

1 24


Share

Komente