Izraeli mund t’ia shesë Gjermanisë “Arrow 3”

0
Shpërndaje lajmin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dritën e gjelbër Izraelit t’i shesë Gjermanisë sistemin e mbrojtjes ajrore “Arrow 3”, teksa bëhet fjalë për marrëveshjen më të madhe të armatimit në historinë e Izraelit, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.

Miratimi i SHBA-së konsiderohej si pengesa kryesore për marrëveshjen historike mes Gjermanisë dhe Izraelit dhe negociatat për këtë u zhvilluan pas fillimit të luftës ruse në Ukrainë.
Sipas njoftimit, marrëveshja duhej të nënshkruhej nga Ministritë e Mbrojtjes së të dyja vendeve, dhe industria ajrore e Izraelit.
Pagesa nga fondi i posaçëm për ushtrinë gjermane
Komisionet parlamentare të buxhetit dhe mbrojtjes në Bundestag dhanë miratimin për këtë marrëveshje në muajin qershor. Kostoja kap vlerën e rreth 4 miliardë eurove, sipas të dhënave izraelite. Financimi do të merret nga fondi i posaçëm gjerman për ushtrinë, që u miratua si reagim pas fillimit të luftës në Ukrainë – 100 miliardë euro.
Ndryshe, “Arrow 3” është prodhuar si bashkëpunim me Izraelit dhe SHBA-së dhe pritet të jetë i gatshëm për përdorim në vitin 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *