Izraeli rrit trysninë ushtarake ndaj Rafahut

0
Shpërndaje lajmin

Të dielën herët në mëngjes Izraeli dërgoi tanke në kampin e refugjatëve Jabalin i cili ndodhet në pjesën veriore të Rripit të Gazës, pas një nate bombardimesh të rënda nga ajri dhe toka, që shkaktuar 19 të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, sipas zyrtarëve të shëndetësisë në Gazë.
Jabalia është më i madhi nga tetë kampet historike të refugjatëve të Gazës ku jetojnë më shumë se 100,000 persona, shumica e të cilëve pasardhës të palestinezëve që u dëbuan gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1948, e cila çoi në krijimin e shtetit të Izraelit.
Të shtunën në mbrëmje, ushtria izraelite tha se forcat që veprojnë në Jabalia po pengojnë Hamasin, që të rivendosë kapacitetet e tij ushtarake atje.
“Ne identifikuam javët e kaluara përpjekje të Hamasit për të rehabilituar aftësitë e tij ushtarake në Jabalia. Po operojmë atje për t’i penguar ato përpjekje”, tha kundëradmirali Daniel Hagari, zëdhënësi ushtarak i Izraelit, gjatë një konference për gazetarët.
Zoti Hagari tha gjithashtu se forcat izraelite vranë në Zeitoun të qytetit të Gazës rreth 30 militantë palestinezë.
“Bombardimet nga ajri dhe toka nuk kanë të ndalur që nga dje, ata po bombardonin kudo edhe pranë shkollave që strehojnë njerëz që kanë humbur shtëpitë”, tha Saed, 45 vjeç, banor i Jabaliat.
“Lufta po rifillon, kështu duket në Jabalia”, tha ai për agjencinë ‘Reuters’ përmes një aplikacioni që dërgon mesazhe. “Sulmi i ri podetyron shumë familje të evakuohen”, shtoi ai.
Ushtria dërgoi tanke përsëri në Al-Zeitoun, një zonë në periferi të qytetit të Gazës, si dhe në Al-Sabra, ku banorët njoftuan gjithashtu për bombardime të rënda që shkatërruan disa shtëpi, përfshirë ndërtesa banimi të larta.
Ushtria kishte pretenduar se kishte marrë kontrollin e shumicës së këtyre zonave muaj më parë.
LEXONI GJITHASHTU: 

Lituanezët zgjedhin presidentin e ri mes shqetësimeve për Rusinë e luftën në Ukrainë
Rama mesazh Mitsotakis: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *