Ja çfarë u bisedua në takimin e dytë “Diaspora Flet 2020”

Share

posteri konferenca

Në ditën e dytë të konferencës “Diaspora Flet 2020”, u diskutua mbi angazhimin e diasporës në 20 vitet e fundit dhe sfidat e reja që e presin koordinimin e bashkëpunimit mes vendit amë dhe atyre jashtë vendit.

Duhet theksuar se në këtë konferencë morën pjesë profesionistë e ekspertë nga fusha e ekonomisë, biznesit, teknologjisë dhe filantropisë.

Konferenca “Diaspora Flet 2020”, filloi me diskutimin e investimeve lokale dhe lidhjet e tregut me jashtë. Skender Rama, nga programi Kosovo Compete, projekt i financuar nga USAID-i, e hapi debatin mbi mundësitë dhe potencialet për t’i rritur produktet e prodhuara në Kosovë, dhe më pas për t’i eksportuar jashtë vendit.

Ndërkohë, duke analizuar sfidat me të cilat ballafaqohet diaspora kosovare për të investuar më shumë në bizneset kosovare, u përmenden tri fushat ku do të fokusohet ky program: Identifikimi i agjentëve në diasporë të cilët janë blerës për t’i blerë produktet kosovare, identifikimi i personave me ndikim që kanë pozita në koorporata të fuqishme – lobimi për t’i prezantuar dhe integruar produktet lokale; dhe krjimi i ndonjë fondi nga Diaspora ose edhe ndonjë iniciative për rritjen e investtimeve direkte të diasporës në Kosovës. Në këtë panel u përmend edhe industria e drurit, si një potencial i jashtëzakonshëm në lidhjen e tregjeve.

Por, shfaqja e pandemisë globale COVID-19 ka ndikuar në shumë aspekte shoqërore dhe ekonomike. Megjithëse komunitetet e Diasporës kanë qenë të ndikuar nga pandemia në shtetin e tyre rezident, ata kanë vazhduar të dërgojnë shumë më shumë remitanca në vendin e origjinës gjatë kësaj kohe.

Prandaj, sa i përket kontributit të diasporës më shumë se sa sjellja e parave, panelistët e këtij paneli theksuan nevojën e strukturimit të remitancave dhe nevojën e zhvillimit kolektiv dhe jo individual.

Përtej pasojave ekonomike, u theksuan edhe ndikimet shoqërore të kësaj pandemie.

Indira Kartallozi, e pyetur nga Hilmi Gashi se nëse ka ndonjë praktikë më të mirë për të tejkaluar krizën, ajo u shpreh: “Industria duhet të ndryshohet dhe strukturat e reja ekonomike duhet të fuqizohen si p.sh ekonomia qarkore. Përvec rimëkëmbjes duhet edhe të fuqizojmë bizneset se si t’i rezistojnë reziqeve të reja sikurse pandemia, ndryshimet klimatike, pa harruar edhe shëndetin personal dhe ndikimet shoqërore”.

Edhe në këtë ditë nuk munguan fjalimet inspiruese nga Visar Morina, Krenar Komoni, Erila Haska, Mike Bailey.

Pas përfundimit të këtij paneli, në një sesion live në Facebook u zhvillua një bisedë e përqendruar dhe inspiruese me filantropin dhe biznesmenin Elvin Gurin, moderur nga Ilva Tare.

Në vitin 2019 Guri vendosi që të investoj në Shqipëri, dhe i pyetur pse kaq vonë ai u shpreh: “Nuk isha i gatshëm dhe nuk e kisha gjetur momentin e duhur. Kur mu dha mundësia kam luajtur gjithë gurët e mundshëm që ta shfrytëzoja.

Mirëpo se si është balanca e investimeve në një vend me problem, ai ofroi disa faktorë që mund ta vendosnin Kosovën dhe Shqipërinë në një destinacion të investimeve.

The post Ja çfarë u bisedua në takimin e dytë “Diaspora Flet 2020” appeared first on Albinfo.


Share

Komente