Ja kur merr fund vala e të nxehtit në Kosovë
E marta ishte dita më e nxehtë e korrikut në Kosovë, teksa temperatura arriti në 39 gradë celsius.
Por, sipas të gjitha gjasave, do të jetë edhe dita më e nxehtë e vitit.
Meteorologu Mendim Rugova tha në T7 se me ditën e sotme po merr fund vala e fundit e nxehtësisë në Kosovë, përcjell Albinfo.ch.
“Kjo valë e nxehtësisë pak a shumë po merr fund sot”, tha Mendim Rugova, i cili parashikon se nesër do të ketë edhe erëra pak më të fuqishme.
“Edhe java e ardhshme ka me i pasë temperaturat më të ulëta sesa këtë javë”, tha Rugova, duke paralajmëruar se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë “temperatura më të këndshme”./Albinfo.ch/