Ja si Ukraina u tall me ‘Ditën e Fitores’ të Rusisë duke mbajtur një ‘paradë’ të tankeve ruse të kapura

Shpërndaje lajmin

Qeveria e Ukrainës u tall me kremtimin e Rusisë për “Ditën e Fitores” duke mbajtur atë që ajo tha se ishte një “paradë” tankesh që forcat ukrainase kapën nga trupat ruse në mes të Iuftës së Moskës me shtetin e Evropës Lindore.
Ministria ukrainase e Mbrojtjes tha në një postim në Twitter të mërkurën se Brigada e 93-të e Mekanizuar e Ushtrisë Ukrainase “ka mbajtur një paradë me tanke trofe ruse, duke prishur festën për pushtuesit”, duke iu referuar Ditës së Fitores.
“Ndoshta agresorët mendojnë se duke armatosur ushtrinë e Ukrainës me trofe ruse, do të ndikojë në kthesën e armatimit të stilit të NATO-s? Plan i ri i zgjuar,” u tall në Twitter Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Dita vjetore e Fitores e Rusisë, e mbajtur më 9 maj, përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Iuftën e Dytë Botërore.

The 93rd #UAarmy Brigade held a parade of trophy russian tanks, ruining the holiday for the occupiers. Maybe aggressors think that by arming #UAarmy with russian trophy equipment, it will affect the turn of NATO-style armament? New clever plan. pic.twitter.com/oJS7jfmm3x
— Defence of Ukraine (@DefenceU) May 9, 2022

Çdo vit, Rusia e shënon rastin me një paradë madhështore ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës.
Këtë vit, fjalimi i Presidentit rus Vladimir Putin për Ditën e Fitores kaloi pa asnjë përmendje të drejtpërdrejtë të Ukrainës ose një shpallje të Iuftës gjithëpërfshirëse, pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve perëndimorë se Putini mund të përshkallëzojë konfliktin rreth festës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.