“Jam nënë e dy fëmijëve, të lutem mos të më mbesin fëmijët në rrugë”, shkrimi emocionues i nënës drejtuar Armend Mujës pas kundërshtimit të Trustit

Shpërndaje lajmin

Propozimin për tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga fondi pensional po e kundërshton tash e disa kohë partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, shkruan GazetaDemos.
Deputeti i kësaj partie, Armend Muja para pak kohe u deklarua kategorisht kundër një tërheqje tjetër të trustit.
I pyetur se pse po e kundërshton tërheqjen e kontributeve në Trust nga qytetarët, në kohën kur shumë artikuj janë shtrenjtuar, derisa personalisht i merr mbi 4000 € në muaj, Muja ka thënë se ata nuk kanë nevojë për të marrë para nga Trusti, pasi këtë ndihmesë do ta bëjë Qeveria.
“Përshendetje, z.Armendi, t’u kisha lutë si prindër që jam, ta lironi trustin. Jam nënë e dy fëmijëve, njërën 8 vjeçare, e tjetrën 2 vjeçare. Jam nga unazat e sëmur, unë dhe bashkëshorti, dytë kemi probleme shëndetësor. Jetojmë me qera, nuk po mundemi të ia dalim. Të gjitha gjërat me çmime të larta. Jo që kam shumë të marr (nga Trusti), por për mua edhe një ndihmë ta kaloj pak këtë krizë, të paguaj qeran, të mos më mbesin fëmijët në rrugë. Besoj që edhe shumë të tjerë, janë njejtë si unë…”, i shkoi kështu nëna e dy fëmijëve e cila ka tejet shumë nevoj për tërheqjen e disa mjeteve nga Trusti, deputetit Muja.
E ky nuk ishte i vetmi mesazh i qytetarëve drejtuar Mujës.

Madja Muja duket se disa nga këto mesazhe edhe i ka lexuar.
Edhe shumë qytetarë tjerë duket se i janë drejtuar Mujës, duke i treguar edhe privatësisht se qëndrimi i tij që qytetarët nuk kanë nevojë për tërhqejen e Trustit, është i gabuar.
Kujtojmë se Muja pati komentuar edhe qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës duke thënë që në PDK janë të gjithë janë milionerë.
“Propozuesi i Trustit që është z.Bekim Haxhiu e ka tërhequr krejt Trustin vetë sepse e ka pensionin e veteranit. Ai nuk ka nevojë sepse ai është i pasur më shumë sesa unë në çdo kapital. Partia që po e mbështetë këtë është PDK-ja, që besom kqyri deklaratat e pasurisë krejt janë milionerë”, pati deklaruar Muja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.