“Jap dorëheqjen nëse nuk përmbush objektivat”/ Patozi tregon si mund të ndodhë ndryshimi politik

Share

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se do të jap dorëheqjen nëse nuk përmbush objektivat që janë vendosur në partinë ku ai bën pjesë.

Gjatë një interviste për Report Tv, Patozi u shpreh asnjë nga krerët e tre partive të mëdha nuk do e jap dorëheqjen edhe sikur të mos fitojnë në zgjedhje, duke shtuar se qytetarët presin ky proces të mos kontestohet.

Sipas koordinatorit të Bindjes, ndryshimi i vërtetë në Shqipëri do të nis nëse tre forcat kryesore nuk do të kenë timonin e vetëm.

“Nuk besoj,por kjo nuk ka asnjë vlerë.Ajo që pritet sot nga publiku shqiptar ,dy muaj e pak përpara zgjedhjeve ,është që të jenë të sigurt që zgjedhjet nuk do të kontestohen,sepse është e padrejtë,është e pandershme dhe është krejtësisht diabolike që shqiptarët mos të kenë asnjë lloj garancie,që pas zgjedhjeve mund të vij një stinë stabiliteti politik dhe një klimë normaliteti,për Shtetin e së Drejtës në Shqipëri.

Unë e them që sot ,në rast se objektivat e Bindjes Demokratike nuk do të realizohen,une sigurisht që do të jap dorëheqjen dhe do të largohem edhe nga politika.Më gjeni një tjetër që është i gatshëm ta bëjë këtë në partitë kryesore.Këdo që do të pyesni do t’ju thojë që: “Nuk mund të ndodhi që unë të humbas!”.Ky është një problem që nuk mund ta zgjidhin këto zgjedhje ,por mund ta zgjidhim vetëm në rast se ndryshimi do të filloj në 26 prill dhe në rast se tre forcat kryesore nuk do të kenë timonin të vetëm në duar”, tha Patozi./CNA.al


Share

Komente