Japonia dhuron pajisje mjekësore në vlerë 1 milion euro në Kosovë

0
Shpërndaje lajmin

Qeveria e Japonisë ka dhuruar donacion pajisje mjekësore me vlerë prej 1 milion eurosh për spitalet e disa komunave të Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë ceremonisë së pranimit të një ultrazëri me elastograf në spitalin ‘Dr Sami Haxhibeqiri në Mitrovicë, që ishte vetëm një pjesë e këtij donacioni, tha se ky donacion është një dhuratë jashtëzakonisht e rëndësishme në ndërtimin e kapaciteteve diagnostikuese për spitalet e Kosovës.
Sipas tij, Mitrovica është zgjedhur për ta pranuar në mënyrë solemne këtë donacion, sepse pikërisht ky qytet ka nevojë për shumë ndihmë.
“Sot është një dhuratë shumë e rëndësishme e popullit japonez në ndërtimin e kapaciteteve diagnostikuese në spitalin e Mitrovicës, Pejës, Gjilanit dhe Ferizajt. Ne zgjodhëm spitalin e Mitrovicës për këtë përurim për shkak se spitali i Mitrovicës ka nevojë për shumë ndihmë, ndihma materiale, të kuadrove dhe ndihma të tjera, prandaj erdhëm këtu”, ka thënë Latifi./Telegrafi
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *