April 19, 2021

Japonia nuk lejon spektatorë të huaj në Lojërat Olimpike

Shpërndaje lajmin

Për shkak të pandemisë së koronës, asnjë tifoz i huaj nuk lejohet të hyjë në Japoni në lojërat olimpike verore në Tokio.

Organizatorët japonezë ia kumtuan këtë vendim Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe organizatorëve Paraolimpikë përmes një lidhje video, shkruan srf.ch.

Ndalimi i vizitorëve të huaj olimpikë synon të kufizojë më tej rrezikun e infektimit në Lojërat Olimpike që mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht dhe në paraolimpiadën që mbahet nga 24 gushti deri më 5 shtator, transmeton albinfo.ch.

Për më tepër, organizatorët e Olimpiadës shpresojnë që vendimi i tyre të rrisë nivelin aktual të ulët të mbështetjes midis popullatës japoneze për garat olimpike në kryeqytetin e tyre.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *