“Jashari”, kush ia dha Granit Xhakës fanellën pas fitores me Serbinë
FIFA ka vendosur të mos ndëshkojë kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka pasi më fund të ndeshjes me Serbinë veshi një fanellë ku shkruhej Jashari.
Mario Conolli, menaxher futbollistësh dhe mik i futbollistit Granit Xhaka, tregoi në Euronews Albania se fanella që veshi Xhaka i përket shokut të skuadrës, futbollistit të ri Adon Jashari.
“Në kombëtaren e Zvicrës është një lojtar i ri që e ka emrin Ardon Jashari. Ishte fanella e Adonit që ai veshi. Ishte një moment që ai kishte ftohtë, Jashari e mbante më ngrohtë dhe preferoi të vishte atë fanellë”, tregoi miku i futbollistit.
Granit Xhaka veshi në fund të ndeshjes Zvicër-Serbi fanellën e shokut të tij Ardon Jashari. Sigurisht, mbiemrit Jashari në fanellë iu vesh një konotacion politik, gjë që futbollisti e mohoi.
Ai u shpreh se fanellën e veshi në respekt të shokut të tij, e sidoqoftë kjo nuk ka shmangur që Xhaka të jetë në qendër të kritikave.
LEXONI GJITHASHTU:
Behgjet Pacolli: Nëse Xhaka dënohet për fanellën Jashari gjobën e paguaj unë
Xherdan Shaqiri: Doja të shënoja edhe një gol ndaj Serbisë