Jashari: Serbët bënë gjithçka me Shtëpinë e Verdhë, shqiptarët asgjë kundër Serbisë
Hasan Jashari, kreu i akademisë për Shkencë dhe Art e Shqiptarëve në RMV tha në një intervistë për Euronews Albania se serbët bën gjithçka me Shtëpinë e Verdhë, kurse shqiptarët asgjë kundër Serbisë.
Ai u shpreh se si akademi do i ndjekin vazhdimisht këto çështje pikërisht sepse akademikët nuk bënë asgjë për të ndjekur trillimin e Shtëpisë së Verdhë.
“Ata bënë një rrëmujë të madhe në politikën dhe diplomacinë ndërkombëtare duke heshtur, duke mos reaguar në mashtrimet e tyre. Ata nga një mashtrim zero, pa fakte, në një shtëpi që nuk ka ujë bënë rrëmujë, kurse ne kur kemi fakte, kemi arkivat serbe, kroate, shqiptare, por edhe boshnjake nuk jemi në gjendje që të kërkojmë të drejtat tona,” – tha Jashari.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajçak takon Escobar-in, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
Daçiç: Për Serbinë ekzistojnë tri vija të kuqe në çështjen e Kosovës