November 29, 2021

“Jeta para lindjes”, brenda një strehe personale në formën e një veze

Shpërndaje lajmin

Vajza e Gregory Orekhov ëndërronte të kishte strehën e saj në natyrë, por nuk i pëlqenin versionet klasike. Kështu artisti rus krijoi një strehë të vogël në formën e një veze për të. Edhe pse ideja e strehës ovale ishte për një fëmijë të vogël, projekti u krijua për t’u përdorur nga njerëz të të gjitha moshave.

“Ne të gjithë kërkojmë izolim, herë pas herë.“, thotë Orekhov. Sipas tij, një ovale është një formë e përsosur për sa i përket arkitekturës dhe përmasave. Në të njëjtën kohë, është simboli më i lashtë, një ilustrim i një fillimi të ri, rilindjes dhe pafundësisë. Streha ovale ishte montuar me qindra fletë kompensatë, njëra mbi tjetrën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by designboom magazine (@designboom)

Trashësia e mureve është vetëm 30 mm. Dera përdoret për rinovimin e ajrit dhe ndriçimin natyral. Tre shkallë çelik inox të çojnë brenda. “Përfshin një mikrokozmos të një jete të re, përfaqëson në miniaturë një univers, një botë të tërë në një guaskë të brishtë.

Që nga momenti i hyrjes, njeriu ka mundësinë të përjetojë ‘jetën para lindjes’, të gjendet në mbrojtjen e një strukture të frikshme të brishtë, por kompakte, në heshtje absolute, të cilën sot banorët e qyteteve të mëdha e kanë privuar.”, thotë artisti rus. /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *