October 15, 2021

Jo vetëm Beartin! Ky është modeli serb që Enca zgjodhi për klipin e ri (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Shumë javë pasi e kishte paralajmëruar publikimin e saj, Enca lançoi ditën e djeshme këngën më të re “Rakia”. Ashtu siç mendohej edhe nga fansat, këngëtarja kishte përzgjedhur si protagonist për klipin e saj ish-konkurrentin e “Për’puthen” Beart Rexhepi. Në videolip ata të dy shfaqen në skena shumë të nxehta dhe duke bërë lëvizje provokuese në një shtrat.

Por Bearti nuk ishte djali i vetëm që shfaqet në klipin e këngëtares. Në klipin e “Rakia” protagonist ishte dhe një tjetër model, i cili luan rolin e ish të dashurit të Encës. Në fakt modeli në fjalë nuk është i njohur për shqiptarët, sepse është mësuar se ai është me origjinë nga Serbia. Djali që shfaqet në klipin e Encës quhet Stefan Stojanovic dhe në Instagram tregon se punon si dizajner këpucësh. Nuk dihet se si mund të jetë njohur Enca me modelin nga Serbia, por mesa duket këngëtares i ka bërë goxha përshtypje dhe nuk ka hezituar aspak që ta ftojë si protagonist në klipin e saj.

Kujtojmë se para pak ditësh Enca zbuloi se shumë shpejt do të bëhet pjesë edhe tregut muzikor ndërkombëtar. Ajo i la fansat e saj ta pyesin në lidhje me gjithçka që kanë dëshirë dhe një i huaj i ka kërkuar që të flasë edhe në anglisht, sepse ata nuk e kuptojnë kur shkruan në shqip.

“Ti ke më shumë fansa të huaj, kështu që pse flet në gjuhën tënde? Bëje si në Dubai”, i ka shkruar dikush.

“Bëj më të mirën time për të respektuar fansat e mi, shqiptarë dhe të huaj, kështu që përpiqem t’i përziej bashkë të dyja gjuhët. Këngë ndërkombëtare vjen së shpejti”, është përgjigjur Enca. /iconstyle

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Stefan Stojanovic (@stefan_sakan_stojanovic)

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *