Jo vetëm ‘i mbrapshtë’ për Botën, por 2020-a ishte edhe viti më i nxehtë

Share

Disa të dhëna të reja të publikuara nga satelitë europianë tregojnë se 2020-a është një ndër vitet më të nxehta.

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Koperniku ka thënë se: temperaturat e vitit të kaluar kanë qenë rreth 1.25 gradë celcius më të larta se sa viti 2016, që deri më tani ishte konceptuar si më i nxehti.

Shkencëtarët thonë se nivelet e nxehtësisë në Arktik dhe Siberi ishin faktorët kryesorë në ngritjen e temperaturës së përgjithshme.

12 muajt e fundit gjithashtu regjistruan një rekord të ri për Evropën, me temperatura 0.4 gradë celsius më të larta se në 2019.

Organizata Meteorologjike parashikoi më herët që 2020-a do të ishte një ndër tre vitet më të nxehta të regjistruara.

Ky raport më i plotë nga Kopernikus ka bërë me dije se 2020 qëndron në krye të listës.

Të dhënat e Kopernikut vijnë nga një konstelacion i satelitëve Sentinel që monitorojnë Tokën nga orbita, si dhe matjet e marra në nivelin e tokës.

Të dhënat e temperaturës nga sistemi tregojnë se viti 2020 ishte 1.25C më i ngrohtë se mesatarja nga 1850-1900, një kohë që shpesh përshkruhet si periudha “para-industriale”.


Share

Komente