October 20, 2021

Jo vetëm klubet e sheikëve në garë për Ramos, Bayern Munchen nis tratativat

Shpërndaje lajmin

Sergio Ramos është larguar tashmë nga Real Madrid dhe ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin e ri. Deri më tani më të interesuarit dhe përfolurit janë Manchester City dhe PSG.

Të dy klubet kanë financat e duhura për të përballuar financiarisht ish-kapitenin madrilen, por konkurrenca për të është rritur në ditët e fundit.

ESPN raporton se për Sergio Ramos në garë ka hyrë edhe një tjetër klub i madh europian. Bayern Munchen gjithashtu është vënë në lëvizje për mbrojtësin dhe ky transferim mund të jetë mjaft intrigues për të. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *