October 13, 2021

Joe dhe Jill Biden: Shtëpia e Bardhë na e ndryshoi jetën

Shpërndaje lajmin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, dhe partnerja e tij Jill  gëzojnë lidhje dashurie që para 43 vjetësh.

Megjithatë, siç e tregojnë edhe vetë për revistën “Vogue”, historia e tyre ka kaluar në faza ulje-ngritjeje.

Por, çifti ia ka dalë t’u shpëtojnë sfidave jetësore, teksa akoma edhe sot vazhdojnë ta shikojnë njëri-tjetrin me dashurinë dhe shkëlqimin e njëjtë në sytë e tyre, ashtu si dikur kur ata ishin të ri.

Por, të qenit zonjë e parë për Jill Biden, dhe President për Joe Biden, pastaj edhe jeta brenda Shtëpisë së Bardhë, të gjitha bashkë kanë edhe kosto.

Për “Vogue”, Jill thotë se çifti përpiqet të sigurojë kohë për njëri-tjetrin, edhe pse profesionet e tyre i mbajnë ata “të zënë”.

“Dhe kështu që ne duhet të përpiqemi pak më shumë për t’i bërë kohë njëri-tjetrit. Edhe gjëja për të darkuar së bashku: Ndonjëherë hamë në ballkon; natën e kaluar kemi ngrënë në Ovalin e verdhë, lart. Një pjesë e ditës që ne veçojmë, dhe ne ende ndezim qirinjtë, kemi ende bisedat, akoma vendosim telefonat larg kur jemi bashkë”, thotë ajo.

Presidenti Biden, ndërkohë, thotë se Shtëpia e Bardhë ka ndryshuar martesën e çiftit në kuptimin që ka çuar në më shumë kohë larg njëri-tjetrit.

“Më ka marrë malli për të. Jam vërtet krenar për të. Por nuk është se thjesht mund të shkojmë larg si dikur. Kur jetonim në Delaware, të paktën një herë në muaj shkonim vetëm në një lokal për mëngjes, për t’u siguruar që kishim një çast romantik, për t’u larguar dhe për t’u shoqëruar me njëri-tjetrin”, tha Joe.

Presidenti Biden, edhe një herë më shumë, u shfaq i dashuruar në gruan e tij, Jill Biden, për prezencën e të cilës është falënderues edhe tash.

“Falënderoj Zotin që kur jam vërtet poshtë, ajo futet brenda, dhe kur ajo është me të vërtetë poshtë, unë jam në gjendje të futem”.

“Ne kemi qenë vërtet mbështetës të njëri-tjetrit. Unë kam lexuar të gjitha ato të dhëna gjithashtu për familjet nën presion, dhe kjo është arsyeja pse unë jam i kënaqur që ajo e mbajti profesionin e saj. Ne ndajmë të njëjtat ëndrra bashkë”, ka përfunduar ai.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *