Johnson & Johnson e sigurt, rifillon vaksinimi në SHBA

Share

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë morën vendim të rifillojnë imunizimin me vaksinën Johnson & Johnson kundër COVID-it, pas një pauze 11-ditore.

Ekspertët thanë se përfitimet prej saj i tejkalojnë rreziqet duke iu referuar rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut, që janë evidentuar nga përdorimi i vaksinës që merret me një dozë të vetme.

Nga rreth 8 milionë njerëz që kanë marrë vaksinën J&J janë evidentuar 15 raste tek të cilët është zhvilluar një lloj tejet i pazakontë i mpiksjes së gjakut.

Të gjitha ishin gra, shumica nën moshën 50 vjeç. Tre prej tyre kanë vdekur dhe shtatë vazhdojnë të jenë të shtruara në spital, raporton “Zëri i Amerikës”, transmeton albinfo.ch.

Por sipas zyrtarëve federalë të shëndetësisë vaksina është thelbësore për të luftuar pandeminë dhe se rreziku i vogël i mpiksjes së gjakut mund të trajtohet me paralajmërime për të ndihmuar gratë e reja që të marrin vetë vendim nëse duan ta përdorin vaksinës në fjalë apo një tjetër.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se vaksina J&J ka përparësi të rëndësishme për disa njerëz që e prisnin me padurim kthimin e saj. Administrata e Ushqimit dhe Barnave azhurnoi fletëpalosjet e publikuara në internet me informacione për vaksinat me synimin që imunizimi me J&J të rifillojë të shtunën.

Drejtoresha e CDC-së Dr. Rochelle Walensky tha se pauza duhet të rrisë besimin në sigurinë e vaksinave, duke theksuar se “ne po i trajtojmë këto çështje me seriozitet”.

Ekspertët vendosën për rifillimin e vaksinimeve pa kufizime në moshë, por e bënë të qartë se imunizimi me J&J duhet të shoqërohet me paralajmërime të qarta mbi mpiksjen e gjakut.

Komento

Recent Posts

  • Ambasada Amerikane
  • CH-Ballkani
  • Kosova
  • Kosovë
  • lajme
  • zgjedhjet

Ambasada e SHBA-së në Kosovë përshëndet procesin zgjedhor: Kjo është tjetër fitore e demokracisë

1 hour ago
  • a1Instant
  • kadri veseli
  • Klestor veseli
  • Kosovë
  • PDK
  • Rajoni

Rezultati paraprak i zgjedhjeve për PDK-në, reagon djali i Kadri Veselit

1 hour ago