Jose Mourinho arrin finalen e parë të sezonit

Share

Nuk ka më surpriza në Kupën e Ligës në Angli. Tottenham eliminoi në gjysmëfinale skuadrën e Championship-it, Brentford, e cila gjithsesi e mbyll në mënyrë të shkëlqyer përfaqësimin në këtë edicion.

Ndeshja u zgjidh pa probleme nga Spurs, me Jose Mourinho që kërkoi të shmangte befasitë, duke hedhur në fushë formacionin më të mirë.

Një gol i Sissoko në pjesën e parë dhe një tjetër nga Son në minutën e 70, mjaftuan për të siguruar finalen e Kupës, atje ku Tottenham do të presë fituesin e çiftit Manchester United-Manchester City, sfidë e cila do të luhet sot në mbrëmje. 


Share

Komente