Josep Borrell u telefonon Kurtit e Vuçiqit

0
Shpërndaje lajmin

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ka telefonuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas sulmit të orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Sipas njoftimit, Borrell përsëriti thirrjen e tij për sulmuesit që të dorëzohen menjëherë dhe lirimin e pelegrinëve në Manastirin e Banjskës, që ata të largohen të sigurt ndërsa bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit.
Ndërkaq në njoftim, bëhet e ditur se EULEX-i po monitoron situatën në terren.
“EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është duke monitoruar situatën në terren dhe është e gatshme të mbështesë institucionet e Kosovës në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve të saj, në përputhje me mandatin e saj dhe në koordinim të ngushtë me KFOR-in e NATO-s”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *