Ju kujtohet modeli ‘bisht pëllumb’ i fillim viteve ’90? Rihanna e risjell në modë/ Foto

Share

Ndër vite e kemi parë me modele flokësh nga më të ndryshmet, madje duke u bërë edhe ikonë e stilit dhe frymëzim për adoleshentët dhe të rinjtë.

Bëhet fjalë për Rihannën, e cila u fotografua në mbrëmje nga paparacët teksa po shkonte të darkonte me miqtë e saj dhe parukierin Yusef, i cili i realizoi edhe këtë model flokësh, që shumë prej shqiptarëve e njohin si ‘bisht pëllumbi’, model i njohur i fillim viteve të rrëmujshme ’90-të.

Me këtë model flokësh, Riri kishte lyer buzët e kuqe, syze të errëta pavarësisht se ishte darkë, bluzë të stampuar me gjethen e marijuanës, pantallona kauboj të çara në fund dhe taka të bardha, pa harruar edhe bizhuteritë e shumta në qafë e në duar.

Me këtë look, këngëtarja e njohur dukej sikur vinte nga favelat e varfra të Brazilit. Por kur bëhet fjalë për Rihannën, me siguri që do pëlqehet dhe shumë shpejt do shohim të reja apo adoleshente që do e kopjojnë si paraqitje.

Prej kohësh Rihanna është shkëputur nga muzika dhe fansat po presin ende për një rikthim të saj, i cili nuk dihet se kur do të ndodhë pasi këngëtarja duket se po e shijon tepër jetën private dhe biznesin me të brendshmet “Savage X Fenty”.

auto rihanna 61605943330

The post Ju kujtohet modeli ‘bisht pëllumb’ i fillim viteve ’90? Rihanna e risjell në modë/ Foto appeared first on Media .


Share

Komente