Përfundon ndeshja e Kupës së Anglisë. Mançester Junajtid është kualifikuar në raundin tjetër falë fitores 1-0 kundër Vatfordit. Takimi u zhblllokua nga goli i Mc Tomini në minutën e 5. Lojtari dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje me kokë dhe portieri kundërshtar nuk arriti ta ndalte.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 18 në kampionatin spanjoll, Reali i Madridit dhe Osasuna janë ndarë në barazim 0-0.
Madrilenët u shfaqën pa grintë dhe nuk kishin shpirtin e duhur të garës. Ata dominuan lojën, por nuk arritën që të gjenin golin. Shanset e pastra për shënim munguan, ndërsa Osasuna u mbrojt mirë.
Vendasit ishin të vendosur mirë në mbrojtje dhe nuk u çanë nga Hazard, Asensio dhe Benzema.
Me këtë barazim, Reali renditet në vendin e 2 me 37 pikë, ndërsa Osasuna mban vendin e 19 me 15 pikë.