Juventusit i mjaftojnë 5 minuta për të ndëshkuar Kaljarin, dopieta e Kristiano Ronaldos mban bardhezinjtë në garë për titullin

Share

Përfundon ndeshja e javës së 8 në Serinë A Juventusi ka kaluar me lehtësi pengesën Kaljari, duke fituar me rezultatin 2-0. Të dy golat e këtij takimi u realizuan nga Kristiano Ronaldo në pjesën e parë.

Portugezi zhbllokoi shifrat në minutën e 38, duke mposhtur portierin Kranjo me një goditje të mrekullueshme me të majtën.

5 minuta më vonë, CR7 ishte sërish protagonist, duke shënuar edhe golin e dytë me një goditje magjike.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e dytë me 16 pikë, ndërsa Kaljari mban vendin e 10 me 10 pikë.

The post Juventusit i mjaftojnë 5 minuta për të ndëshkuar Kaljarin, dopieta e Kristiano Ronaldos mban bardhezinjtë në garë për titullin appeared first on Media .


Share

Komente