“Ka ardhur koha që mashtruesit ti tregojmë vendin/ Spaho nxjerr videon dhe bën thirrjen e fortë

Share

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se Rama nuk rresht së gënjyeri qytetarët.

Teksa ka publikuar dhe një video, Spaho thekson se Rama premtoi se do u japë fund përmbytjeve, por se në 8 vjet qeverisje të tij, Shqipëria është përmbytur 8 herë.

Spaho bën thirrje që Ramës t’i tregohet vendi më 25 prill, e të hidhet në det.

Shikoni Edi Ramen si genjen dhe mashtron!

Premtoi qe do i jape fund permbytjeve ne zonat rurale, periferi e qytete. Realiteti, ne 8 vite te qeverisjes se tij, Shqiperia eshte permbytur 8 here nga veriu ne jug me humbje te jashtezakoneshme te prones se qytetareve.

Nuk ka qytet sot ne Shqiperi qe te mos permbytet me shiun e pare. Rekordin e mbajne Tirana, Durresi, Vlora, Fieri, Berati ku jane kryer miliona euro investime fasade te cilat uji i ka hedhur ne det.

Ka ardhur koha qe ketij mashtruesi ti tregojme vendin e ta hedhim ne det.


Share

Komente