Ka aroma mjalti, si të kujdeseni për këtë lule në shtëpinë tuaj

Shpërndaje lajmin

Freesia gjendet lehtësisht nëpër dyqanet e luleve. Preferohet shumë jo vetëm për ngjyrat por dhe për aromën e jashtëzakonshme. Por pse të mos i rrisni në shtëpinë tuaj dhe të shijoni “parfumin” e ëmbël që lëshojnë. Eksperti i bimëve Lefter Bizhga ndau disa këshilla se si të kujdeseni për këtë lule.
Ai tha se kjo lule ka një aromë si mjaltë. Pasi lulëzon, mund të qëndrojnë për disa javë. “Është një bimë që rritet nëpërmjet qepujkës. Duhet ta mbjellësh në qepujkë dhe fillon dhe bën procesin e vet. Mbjellja e saj ka një specifikë të jashtëzakonshme sepse nuk zhytet dhe mbulohet e gjitha me dhe.
Duhet të qëndrojë çereku i qepujkës të qëndrojë jashtë dhe treçereku të jetë i mbuluar me dhe sepse kërkon ajrim. Kërkon ujë përditë nëse merr veten. Kur rritet, mund të ujitet njëherë në dy ditë. Nëse qëndron 3-5 orë në diell ujitet njëherë në dy ditë. Nëse ekspozohet gjatë gjithë ditës në diell, kërkon ujë përditë.”, tha ai. /

Leave a Reply

Your email address will not be published.