“Ka humbur marrëdhëniet me trutë e kokës”, Rama i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Ilir Metës dhe nuk i lë gjë pa thënë

Share

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se socialistët e kanë koalicionin me qytetarët. Rama theksoi se rregullat e lojës janë përcaktuar bashkarisht.

Rama nuk kurseu akuzat në drejtim të Presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se ai flet me gjuhë rruge dhe lëviz natën për qëllime elektorale.

Ai e konsideroi si ilegale veprimtarinë e Kreut të Shtetit, duke u shprehur se ajo nuk ka nevojë për komente.

“Unë nuk mendoj që ka nevojë për komente. Veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sy të gjithëve. Meta nuk është në lartësinë e detyrës por nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhëniet me trutë e kokës. Një president që flet me gjuhë rruge do e denojne te gjithë”, – u shpreh Rama.


Share

Komente