April 18, 2021

Ka marrë pa të drejtë kredi Covidi, prokurori kërkon dëbimin e kosovarit

Shpërndaje lajmin

Kredia për Covid-19 që e kishte marrë pa të drejtë një kosovar 35 vjeçar nga Lucerni mund t`i kushtojë shumë atij. Për faktin  se ai ka aplikuar në mënyrë jo të duhur duhet të përgjigjet të martën përpara gjykatës penale të Lucernit. Ai përballet me burgim dhe dëbim nga vendi, shkruan SDA.

Zyra e prokurorit publik akuzon kosovarin për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe për faktin se ka bërë në mënyrë të përsëritur menaxhim mashtrues të biznesit me qëllim për të fituar, transmeton albinfo.ch. Prokuroria pra kërkon burgim të pakushtëzuar (efektiv) ose pjesërisht të kushtëzuar, prej 20 muajsh.

Kosovari, menaxher i një ndërmarrje ndërtimi kishte aplikuar për një kredi pa interes të Covid-19 në shumën prej 110,000 frangash, në marsin e vitit të kaluar. Kompania e tij ishte dëmtuar shumë seriozisht si pasojë e pandemisë, kishte pretenduar ai.

Por në fakt, jo vetëm që i ishte rritur qarkullimi  në muajt në vijim, por edhe numri i të punësuarve kishte mbetur konstant dhe kompania nuk pati nevojë fare të regjistrohej për punë me kohë të shkurtër.

Me pak fjalë: I akuzuari e kishte pasur të qartë se atij në të vërtetë nuk i takonte e drejta për huanë në fjalë, argumenton prokuroria.

Mashtrimi

Ai ka kryer mashtrim sepse kishte menduar se informacioni i tij i rremë nuk do të kontrollohej, përcjell albinfo.ch. Nga shuma e kredisë që kishte marrë, ai i kishte dhënë babit të tij një hua prej 15,000 frangash.

Prokuroria, përveç dënimit të përmendur me burg ka kërkuar dëbim prej pesë vjetësh nga Zvicra. Përndryshe atij duhet t`i ndalohetveprimtaria e tij e tashme për po kaq kohë (5 vjet).

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *