September 25, 2021

Ka ndryshuar emrin dhe është arrestuar, kush është kandidati i LSI që do të bëhet deputet

Shpërndaje lajmin

Edhe në zgjedhjet e 25 Prillit duket se do të marrin pjesë kandidatë të dënuar më parë nga drejtësia shqiptare dhe jo vetëm.

Artur Baku kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në përfundim të verifikimit të KQZ-së,  rezulton se është arrestuar në 2015 për “Shpërdorim detyre”.

Sipas verifikimeve të KQZ-së, rezulton se Artur Baku ka ndërruar emrin nga Afrim në Artur, ndërsa nuk rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerje të ndonjë vepre penale nga autoritetet gjyqësore shqiptare.

Baku rezulton i arrestuar në datën 23.11.2015 për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” gjatë kohës kur ka qenë drejtor i pyjores në Fushë-Krujë dhe masa e marrë ndaj tij ishte “Arrest shtëpie”.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *