Kadia: Meta sa la presidencën themeloi parti, ku ndryshon me Begajn

0
Shpërndaje lajmin

Zëvendës ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Besart Kadia ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, ku bëri edhe një krahasim të shkurtër mes ish-presidentit Meta dhe presidentit aktual Begaj.
Ai tha se Meta sapo la presidencën, vajti sërish kryetar partie gjë që nënkupton se gjatë presidencës së tij ai ka punuar për veten
“U përdor goxha roli i presidentit i cili do të ishte për konsensus dhe për harmoni politike në Shqipëri u përdor në pozicion të ardhshëm politik. Tani të thuash që ishte risi e interpretimit kushtetues apo të rolit të Presidencës, Meta ishte një president që vajti direkt mori një parti politike të nesërmen.
I bie që gjatë gjithë kohës ai ka punuar për partinë politike dhe jo për të mirën e harmonisë politike në shoqëri. Ajo periudhë, me këtë logjikë e përdor edhe kryeministri Rama që ajo kohë kur presidenca përdoret për qëllime personale të Presidentit ka marrë fund. Ajo që ka bërë zoti Begaj, nëse do thoshte jo sot, do shkonte prap në parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *