Kadili flet pas përfundimit të mbledhjes: Ndajmë mendime të ndryshme, Të luftojmë për ta bërë këtë parti të pastër

Shpërndaje lajmin

Ka përfundur mbledhja e Kryesisë në Partinë Demokratike e nisur në orën 18:00.

Në një deklaratë për mediat, anëtari i saj, Fatbardh Kadilli u ka bërë thirrje demokratëve që të luftojmë për të pasur një parti  të pastër dhe fituese duke hapur një proses bashkëbisedimi për të mundur Edi Ramën.

Duke folur mbi propozimet që parashtroi para kryesisë, Kadilli tha se u dëgjuan dhe u gjykuan, por që bashkë me anëtarët e tjerë dhe kryetarin Basha ndajnë mendime të ndryshme.

“Duhet të luftojmë për ta bërë këtë parti të pastër, konkuruese dhe fituese. Propozimet e mia u dëgjuan dhe u gjykuan  por me anëtarët e kryesisë dhe kryetarin Basha ndajmë mendime të ndryshme. Uroj që Kuvendi Kobëtar dhe u bëj thirrje demokratëve për të bhapur një process bashkëbuisedimi për të mundur Edi Ramën dhe për të mundur të keqen e shqiptarëve”- u shpreh Kadilli.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *