Kadriu: Askush nuk do të jetë mbi ligjin, do t’i luftojmë të gjitha dukuritë negative

Share

Arben Kadriu kryeprokuror në Gjilan për rajonipress thotë se lufta e këtij institucioni, që ai drejton do të jetë e pa kompromis kundër të gjitha dukurive negative, duke filluar nga krimi i të gjitha llojeve, korrupsioni, e të gjitha dukuritë tjera devijante. Vetëdijesimi i qytetarëve në luftën tonë të përbashkët është thelbësore shprehet ai.

Arben Kadriu ka marrë timonin e të parit të prokurorisë së Gjilanit. Është i bindur se para vetës ka një detyrë shumë delikate dhe me shumë përgjegjësi, por është i bindur se synimi dhe përkushtimi i tij do të jenë në favor të një Gjilani e Anamorave pa krim e dhunë.

Kadriu për rajonipress thotë se mbrojtja e shoqërisë nga kriminaliteti dhe krijimi i një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët do të jetë në fokusin e tij esencial.

“Dhe jo vetëm kjo do të luftohet edhe vendosja para përgjegjësisë e të gjithë shkelësve të ligjit dhe ndjekja deri në dënimin meritor. Rritja e besimit të publikut duke reflektuar profesionalizëm, transparencë, llogaridhënie, efikasitet dhe pavarësi. Zbulimi, hetimi dhe ndjekja e suksesshme e personave që kryejnë vepra penale si dhe sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurisë së fituar me vepër penale”.

Kadriu thotë se për të luftuar me sukses të gjitha këto devijime në shoqëri ka shumë rëndësi vetëdijesimi dhe bashkëpunimi edhe i qytetarëve me institucionin e Prokurorisë. “Unë do të jem shumë transparent ndaj publikut dhe do të mundohem të ofrojë siguri, përgjegjësi edhe nga ana e prokurorëve dhe rritje të efikasitetit në punën tonë. Por bashkëpunimi me qytetarët dhe vetëdijesimi i tyre për të luftuar të gjitha dukuritë negative është thelbësor”.


Share

Komente