Kafshëri/ Analizat “Covid-19”, po i bën Petrit Maho në laboratorin veterinar “Noval” të pulave, derrave, qenve e ushqimeve shtazore

Share

Drejtor i laboratorit privat është Edi Ferro, ish-Drejtori i Veterinarisë në ministrinë e Bujqësisë (LSI), i cili çdo vit, bashkë me ministrin Panariti, sajonte nga 2-3 “gripe derri” e sëmundje pulash, minjsh, delesh e lopësh, për të zhvatur fonde vaksinash deri 50 milionë Euro në vit; ndërsa materialet e testeve epidemike, po zhvaten nga furmizimet që kjo firmë duhej t’ia çonte ISHP dhe 3 spitaleve “Covid-19”, qysh në fund të nëntorit 2020

As në këtë kohë kolere të “Covid-19”, nuk po ndalen eksperimentet me krimet dhe falsifikimet shëndetësore ndaj shqiptarëve; këtë herë nga Petrit Gëzim Maho, xhambazi i ilaçeve skarco, klienti i bablokut në tenderët me vlerë 10 milionë Euro çdo vit.

Mund të quhet me plotë gojën, kafshëri kundër shëndetit e jetës së shqiptarëve, fakti që Petrit Maho, nëpërmjet biznesit të tij me emrin “Noval”, po bënë testet e “Covid 19”, kur është vetëm me licencë për laborator veterinar, që kontrollon sëmundjet e kafshëve, të  ushqimeve të kafshësh e ushqimeve jo shtazore.

Vetëm këtë të drejtë aktiviteti monopol analizash për kafshë e ushqime ka; dhënë nga ish-ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi, me Urdhër nr. 524, datë 23 Shtator 2019 për 3 vite me vlerë 11 milionë Euro; mbasi shefe në këtë biznes është një nga kunatat e Çuçit

Mirëpo para 2 muajve, pa asnjë çertifikim nga Zyra e OBSH në Shqipëri e BE, pa asnjë çertifikim nga ISHP, pa vendim nga Komiteti i Ekspertëve dhe pa licencë nga Ministria e Shëndetësië; por vetëm me miratim gojor e heshtje të ministres Ogerta Manastriliu, Petrit Maho ka nisur ta përdorë laboratorin veterinar, për teste me paketë 12 analiza e monitorime të “Covid 19”.

Për t’u futur në këtë biznes me risk jete njerëzore jashtë teknolgjisë së biznesit të tij; më 9 shtator 2020, Petrit Maho ka krijuar një degë të re të laboratorit “Noval” të analizave ushqimore shtazore e jo shatzore, që përsëri nuk ka asnjë lidhje me “Covid-19”.

Quhet “Noval Diagnostic” me 100% pronësi të Petrit Mahos dhe administrator, Denad Laçej; me objekt analiza të thjeshta e import pajisjesh mjekësore.

Më këtë laborator, ka nisur të bëjë 12 analiza të paketës mjekësore “Covid-12”, por në fakt, nuk ka asnjë dokument doganor, që të ketë importuar pajisje për analiza e montorime “Covid-19”; dhe punon vetëm me pajisjet ekzistuese të laboratorit veterinar “Noval Laboratory”.

Për të fshehur gjurmët e këtij pisllëku e falsiteti, me rrezik shëndeti dhe jete për qytetarët; xhambazi i ilaçeve skarco, Petrit Maho, nuk ka lënë adresën “Xhafzotaj”, ku ka laboratorin veterinar ushqimor, por ka lënë adresë “Pallatet Agimi” në qendër të Tiranës.

Nga verfikmet që ka kryer “Pamfleti”, rezulton, se në këtë adresë nuk ka laborator, por vetëm një zyrë me 2 punonjës, 1 profesion infermier “Kristali” e 1 veteriner; të cilët marrin mostrat “sekrecione hunde e gjaku” dhe pas 24 orësh, të njoftojnë për të dorëzuar copën e letrës “Përgjigje”.

Sa për saktësim, Drejtor i Përgjithshëm i  “Noval” është Edi Ferro, një tjetër xhambaz, ish-Drejtor i Veterinarisë në Ministrinë e Bujqësisë (LSI), i cili çdo vit shpikte nga 2-3 “gripe derri” e sëmundje pulash, delesh, qensh e lopësh, për të zhvatur fonde vaksinash false, me vlera mbi 50 milionë Euro/vit (për të cilat do flasim në vijim).

Sipas informacioneve që disponojmë, këtë aktivitet me pasojë të rrezikshme e falsitete laboratorike-mjekësore për popullatën, po e lejon vetë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu; e cila i jep Petrit Mahos nga 40-50 tendera ilaçesh në muaj.

Ndërsa testet “Covid-19” dhe materialet lëndë e parë laboratorike për testet e analizat, Petrit Maho po i zhvat nga tenderi me 1.1 milionë Euro furnizime për ISHP e 3 spitalet “Covid”; ku ka dorëzuar vetëm 20% të testeve, kur në fund të muajit nëntor 2020, duhej t’i kishte dorëzuar 100% të furnizimit.

Edhe një fakt/ Referuar degës së tatimeve, Petrit Maho nuk i raporton të ardhurat milionëshe nga testet “Covid-19”, duke i maskuar pas aktivitetit të laboratorit veterinar-ushqimor. Kaq për sot/Pamfleti


Share

Komente