“Kam nevojë për ty te Barca”, zbulohet se si Xavi bindi Kessie të kalojë në “Camp Nou”

Shpërndaje lajmin

Franck Kessie zgjodhi Barcelonën si skuadrën ku do të vazhdonte karrierën e tij, pasi fitoi Scudetton me Milan.
Një lojtarë që sigurisht me përvojën e tij do të ndihmojë skuadrën e katalanasve në arritjen e objektivave në sezonin e ri.
Sigurisht vendimtarë në këtë vendim të Kessie ka qenë edhe telefonata e Xavi Hernandez, i cili bindi mesfushorin që të transferohej në “Camp Nou”.
“Franck, kam nevojë për ty”, mësohet ti ketë thënë Xavi gjatë bisedës me Kessie. Tekniku spanjoll i  shpjegoi projektin e tij në detaje, duke e bërë të kuptojë nevojën për fizik dhe mbulesë përballë mbrojtjes së tij.
Në fund të fundit, spanjolli ka ndarë dhomën e zhveshjes me më shumë lojtarë fizikë si Seydou Keita dhe Yaya Toure, ky i fundit i bashkatdhetarit të Franck.
Xavit iu desh pak për të injektuar entuziazëm të ri te Kessie, duke e bërë atë të kuptojë se ADN-ja e blaugranës nuk kufizohet vetëm në përsosjen dhe shpejtësinë, por është para së gjithash një çështje e zemrës. /f.a/

Leave a Reply

Your email address will not be published.