“Kam qëndruar për 49 ditë në spital”, ish-deputeti rrëfen betejën me COVID

Shpërndaje lajmin

Ish-deputeti Adriatik Alimadhi ka rrëfyer për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania” betejën e tij me Covid-19.
Aliumadhi u shpreh se ka qëndruar 49 ditë në spital, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
“Për shkak të sekrecioneve që i kisha shumë të rënduara dhe bllokimit tërësisht të frymëmarrjes, u detyrova që të shkoja në spital. Unë kam kaluar 49 ditë. 27 ditë i kam kaluar te Spitali Infektiv, 7 ose 8 ditë në reanimacion dhe 14 ditë në pavion. Kjo ka qenë ngarkesa që unë e kam kaluar hap pas hapi. konsumuar vaj ulliri dhe medikamente të një mjeku popullor. Por, kam konsmumuar edhe ilaçet që i jepte spitali”, tha Alimadhi.
Edhe pse ka 2 vite që e ka kaluar covidin, Alimadhi tha se ende ka dhimbje të mushkërive, kockave por edhe dhimbje prapa kokës.
LEXONI GJITHASHTU

Komiteti i Ekspertëve vendos heqjen e maskave dhe rihapjen e klubeve të natës
28 të infektuar, asnjë humbje jete nga COVID në Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published.