“Kam tentuar që më një pallto timen ta ndali flakën”, Bajqinovci tregon se si iu djeg vetura

Share

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shpëtuar pa lëndimë të mëdha nga incidenti ku u dogj vetura e tij.

Bajqinovci ka treguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja. Ai tha se atij i janë djegur dy gishta.

“Mirë. Pak gishtat më janë djegur dhe pak rrobat por në përgjithësi me shëndet mirë.Unë isha duke shkuar deri në një vend dhe sapo e ndeza veturën, nuk e di a janë 100 metra sepse ka qenë në kamera e gjitha ajo pjesë ku është djegur vetura dhe kam parë tym brenda dhe jam kthyer pak prapa. Duke u kthyer prapa ka filluar flaka nga këmbët. E kam ndal veturën në një parking në mes të rrugës, sepse e pashë që filloj të digjet vetura dhe kam dalë”, tha Bajqinovci në Klan Kosova.

Tutje ai ka treguar se u mundua ta ndalte zjarrin por ishte e pamundur.

“Kam tentuar që më një pallto timen ta ndali flakën por ka qenë e pamundur sepse flaka vinte nga këmbët. E kam hapur pjesën e haubës dhe kam tentuar ta heq akumulatorin por edhe aty e mori flaka dhe e pashë që nuk është e mundshme të bëj asgjë”, shtoi ai.

“Pastaj së bashku me një djalë unë i kam thirrur policinë dhe ai i ka thirrur zjarrfikësat. Ngjarja është zhvilluar shumë shpejt diku për rreth 6-7 minuta vetura është djegur. Sa isha duke u kthyer prapa, e lashë veturën midis rrugës i hapa dyert dhe dola, sepse e pashë që vetura po digjet”, tha ai.

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet shtoi se gati sa nuk u dogj edhe ai brenda veturës,

“Këtë veturë e ndezi pak më rrallë, një herë në javë. Kështu shkoj me të diku pak më larg. Por, sot nuk e kisha mundësinë të shkoj askund sepse gati u djega në të”.

Ai theksoi se nuk mundet të paragjykojë se a ka qenë ndonjë defekt teknik apo dikush ka vendosur diçka brenda veturës që të digjet.

“Nuk mund të paragjykojë sepse janë organet e hetuesisë që po merren me rastin. Por, rrethi ku ka qëndruar vetura por edhe perimetri prej 50-60 metrash komplet ka qenë në kamera.Nuk mund të them nëse ishte defekt apo dikush kishte vendosur diçka në të që të djeget. Por, unë gati u djega. Këtë di ta them”, përfundoi ai.

 


Share

Komente