Kamenica, komunë në zonë të kuqe, flet kryetari Kastrati

Share

Edhe komuna e Kamenicës ka kaluar në zonën e kuqe pas rasteve të shumta pozitive me Covid-19.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes dhe respektim të masave të reja.

“Ishte e pritshme por për hir të vërtetës nuk e kemi pritur bash sot por ka qenë e pritshme sepse ditëve të fundit numri i të infektuarve rritjes dita-ditës”, thotë Kastrati.

Por a kanë kritika nga komuna për këto masa?

“Unë si kryetar nëse kam shqetësim e bëj brenda institucioneve. Nuk kemi kohë me u rrit ende më shumë mosbesimi ndaj institucioneve. Unë i thërras qytetarët që t’i respektojnë këto vendime”, tha Kastrati për RTV Dukagjini.

Ai ka treguar se pandemia e ka goditur shumë ekonominë në këtë komunë. Kastrati ka kërkuar miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

The post Kamenica, komunë në zonë të kuqe, flet kryetari Kastrati appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente