Kamioni merr para nxënësit dhe studentët, 29 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kirgistan, ku një kamion ka përplasur rreth 29 nxënës dhe studentë, të moshës 9 dhe 16-vjeç.
Sipas informacioneve, drejtuesi dhe personat që ishin përgjegjës për sigurinë e ngjarjes, kanë “ndjekur” kamionin i cili ka vazhduar rrugën e pakontrolluar për disa metra.
Dyshimet paraprake janë se shoferi mund të ketë harruar të vendoste frenat e dorës, dhe më pas kamioni ka marrë përpara njerëzit të cilët ishin mbledhur në aktivitetin që po zhvillohej.
Për këtë incident të rëndë kanë nisur hetimet.
LEXONI GJITHASHTU:
30 viktima në Brazil nga çarja e digës së një hidrocentrali
“Shqiptarët duan të duken”/ Ballanca: 40% e popullsisë rrezikon të bie në varfëri