Kanada: Tenori me famë botërore, Rame Lahaj sjell “Traviata” e Xhuzepe Verdit

0
Shpërndaje lajmin

Artdashësit shqiptarë do të kenë rastin të shohin nga afër interpretimin e tenorit shqiptar me famë botërore Rame Lahaj në rolin e Alfredos në operën e njohur “Traviata” e kompozitorit italian Giuseppe Verdi. Kjo është hera e parë që Lahaj do të performojë në këtë qytet të Kanadasë, përcjell albinfo.ch.
Rame Lahaj është duartrokitur në opera të ndryshme si “La Boheme” në Teatrin Bolshoi, “La Traviata” në Operan e Parisit dhe së fundmi “Rigoletto” vjen këtë muaj në Montreal të Kanadasë.
Shfaqja e “Traviatës” për këtë sezon shënohet në kalendarin e sallës më të madhe artistike ëilfried Pelletier (Place des Arts) në datat 4, 7, 9, 12 dhe 14 maj 2024 në zemër të Montrealit. Orkestra Metropolitane dhe Kori i Operas Montreal do drejtohen nga dirigjenti kanadez Jordan De Souza. Në krah të tenorit shqiptar Ramë Lahaj, do të përformojnë artistë të Amerikës së Veriut si sopranoja amerikane Talise Trevigne (Violeta) si dhe baritoni kanadez James ëestman (Zhermoni).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *