Kanadaja nis hetimin për aksidentin e Titan-it

0
Shpërndaje lajmin

Autoritetet kanadeze kanë nisur hetimin për e aksidentit të nëndetëses Titan, e cila kishte mision vizitën tek rrënojat e Titanikut në Atlantikun e Veriut.
Nëndetësja kishte pesë persona në bord. Bordi i Sigurisë së Transportit të Kanadasë (TSB) “ka filluar hetimin e sigurisë në ngjarjen fatale që përfshin anijen Polar Prince, anija kanadeze nga e cila zhytet zhytësja e vogël e turizmit”, njoftoi të shtunën presidentja e saj Kathy Fox, shkruan RTS.
Një hetim i tillë zakonisht zgjat nga 18 deri në 24 muaj, por TSB do të përpiqet ta kryejë më shpejtë pasi që të gjithë duan përgjigje.
Bordi i Sigurisë së Transportit i Kanadasë është agjencia përgjegjëse për hetimin e aksidenteve ajrore, hekurudhore dhe detare me qëllim të përmirësimit të sigurisë së transportit.
Një hetim i dytë, i veçantë u hap nga Policia Mbretërore Kanadeze e Montuar (RCMP).
Hetuesit kanë për qëllim të shqyrtojnë rrethanat që çuan në vdekjen e pesë personave që ishin në bord, përcjell albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *