April 14, 2021

Kanadë: Vaksina AstraZeneca është e sigurt, me gjithë paralajmërimin për mpiksjen e gjakut

Shpërndaje lajmin

Departamenti i Shëndetit i Kanadasë vazhdon të mbështesë vaksinën COVID-19 të AstraZeneca-s, edhe përderisa vendosi etiketën e saj për të siguruar informacion mbi mpiksjet e rralla të gjakut, të shoqëruara me një numër të ulët të trombociteve pas një vaksine, përcjell albinfo.ch.

Kanada, e cila po përdor doza nga AstraZeneca, të prodhuara në Institutin Serum të Indisë, ka marrë 500,000 doza dhe pret që të marrë 1.5 milion më shumë deri në maj.

Etiketa paralajmëruese informon njerëzit që të kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor nëse zhvillojnë gulçim, dhimbje gjoksi, ënjtje në këmbë ose dhimbje të vazhdueshme të barkut pas vaksinave të AstraZeneca-s.

“Gjithashtu, kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore nëse përjetoni pas disa ditësh dhimbje koke të fortë ose mavijosje të lëkurës”, shtoi etiketa, përcjell tutje albinfo.ch.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *