Kancelari austriak para samitit në Tiranë: Po dërgojmë një sinjal të fortë afrimi

0
Shpërndaje lajmin

Fakti që Samiti BE-Ballkani Perëndimor po mbahet në rajon për herë të parë është një sinjal i fortë afrimi, tha kancelari austriak Karl Nehammer me rastin e takimit të nesërm në Tiranë.
Nehamer, i cili do të marrë pjesë në samit, shprehu shpresën se gjatë këtij muaji do të dërgohet një sinjal shtesë i fortë me dhënien e statusit kandidat Bosnje-Hercegovinës.
“Afrimi dhe lidhja e ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor është historikisht domethënëse për Austrinë. Është gjithashtu e rëndësishme për sigurinë e të gjithë Evropës. Veçanërisht në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, ne duhet të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë”, tha ai.
Samiti në Tiranë është i pari i këtij lloji që mbahet në rajon. Tema kryesore do të jetë mënyra si të kapërcehen bashkërisht pasojat e luftës në Ukrainë, procesi i zgjerimit të BE-së, forcimi i sigurisë, por edhe lufta kundër migrimit të paligjshëm.
Në Samit do të marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së, si dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Samiti i 6 dhjetorit, Charles Michel: Shumë simbolik, zhvillohet në zemër të rajonit
Masat për samitin, kontrolle me helikopter në zonën e perimetrit të sigurisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *