Kancelari gjerman: Ka përkushtim për zbatim të marrëveshjeve dhe Asociacionit
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë sot se Kosova tashmë ka premtaur se do të realizojë Asociacionin.
Ai deklaroi se nuk i sheh si të dështuara bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, teksa tha se kanë bërë përparime në këtë çështje shqetësuese, shkruan DW.
“Ne kemi nga të dyja palët, si Kurti, ashtu edhe Vuçiç, nga një premtim që do t’i zbatojnë marrëveshjet bazë të Brukselit, dhe nga Kurti kemi premtimin që do të realizojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kjo na është thënë qartë”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
Tutje Scholz u shpreh se tani do të shohin se sa do të realizohen këto premtime.
“Ata që kanë përgjegjësinë politike duhet të mobilizojnë forcat për të ardhmen”, tha ai teksa shtoi se “që të dy vendet duan të hyjnë në BE”.