Kancelari Scholz u përgjigjet kritikëve për fluturimin e tij pa maskë
Kancelari Olaf Scholz nuk sheh asgjë të keqe në kontekst të fluturimit të tij për në Kanada pas kritikave të përhapura për mosmbajtjen nga ana e tij, e maskës kundër koronës, transmeton albinfo.ch. Në një konferencë shtypi gjatë vizitës së tij shtetërore në provincën lindore kanadeze të Newfoundland, Scholz iu referua “rregullave të qarta” që vlejnë për fluturimet qeveritare.
Ai theksoi se ka rregullore të qarta sa i përket gatishmërisë për fluturim, shkruan dpa.de. Sipas qeverisë, të gjithë pasagjerët kishin bërë testin PCR para fluturimit, gjatë të cilit, përveç Scholz, edhe Zëvendës Kancelari Robert Habeck dhe disa gazetarë në bord nuk mbanin maska gjatë bashkëbisedimit të tyre.
Një zëdhënës më pas njoftoi se nuk kishte detyrim për vënie maske në fluturimet e Forcave Ajrore sepse testimi tashmë siguronte një “nivel të lartë mbrojtjeje”.
Sipas ligjit gjerman, megjithatë, mbajtja e maskës në avion – si dhe në trenat në distanca të gjata – është e detyrueshme, përcjell albinfo.ch. Edhe testet nuk mund të lirojnë askë nga rregullorja. Kabineti planifikon të nisë rregullat e reja të koronës për vjeshtë të mërkurën. Qeveria vazhdon të parashikojë detyrimin për maskë në aeroplanë.
Risitë e planifikuara bazohen në një draft nga Ministri Federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach dhe Ministri Federal i Drejtësisë Marco Buschmann nga fillimi i gushtit.