Kandidimi i Xhafajt, Lleshajt e Bushatit, Rama: Drejtuesit e qarqeve propozojnë, Kryesia i miraton

Share

Kryeministri Rama zgjodhi të mos japë një përgjigje konkrete për përfshirjen në listat e kandidatëve për deputetë të ish-ministrave, pjesë e kabinetit të tij si Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati apo Sandër Lleshaj.

Për çështjen e listës, Rama u shpreh se drejtuesit e qarqeve propozojnë emrat, të cilët më pas miratohen nga kryesia e Partisë Socialiste.

“Nuk është asnjëri i ndryshëm nga tjetri. Të gjithë janë në trupën ku do të bëhet dhe seleksionimi. Drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë të bëjnë draftet dhe të propozojnë skuadrën dhe më pas këtë gjë e miraton Kryesia. Unë pres propozimet e drejtuesve të qarqeve, të cilët duhet të bëjnë me përgjegjësi të madhe skuadrat”, u shpreh kryeministri.


Share

Komente