April 15, 2021

Kandidon për deputete, ish-missi zbulon si u bë pjesë e PD: Basha, njeri fisnik!

Shpërndaje lajmin

Floriana Garo është një ndër kandidatet e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 Prillit. Ish-missi dhe moderatorja Garo ka rrëfyer gjatë një interviste për mediat se si lindi ideja, dhe si u prit nga Lulzim Basha kandidimi i saj për deputete në Partinë Demokratike.

“Ky vendim për të ardhur këtë herë përveç kontributit për vendin përmban dhe dashurinë e madhe të time dhe të tim shoq për të jetuar në këtë vene që fëmijët tanë të jetojnë këtu dhe të mësojnë shqip. Unë jam nisur për gjatë, por jetës nuk i dihet asnjëherë.

Kur të arrij të marrë eksperiencën jetësore unë mund të futem në fushën e politikës për të dhënë. Sigurisht që kam pritur për këtë gjë dhe kam menduar që tani është momenti dhe tani pash nevojën e ndryshimit.

Ndryshimin për të rinjtë shqiptarë që po largohen gjithnjë e më shumë. Të gjithë këta të rinj që po largohen dhe që shohin shpresën gjetkë nuk është dëshirë për të lënë vendin, por për një jetesë më të mirë. Kjo është shumë e trishtë të shikosh të rinjtë tek largohen…”- tha Garo.

PD, partia e vlerave”, Floriana Garo tregon pse u bashkua me Bashën – Albeu .com

Gjatë intervistës ajo foli edhe për marrëdhënien me kryetarin e PD, Lulzim Basha të cilin e quan një njeri fisnik dhe që ka besuar tek aftësitë e saj dhe kur është kritikuar nga të tjerët.

“Me Bashën jam takuar në 2013 dhe e kam parë gjithmonë si njeri fisnik. Kur i thashë për vendimin e priti me shumë entuziazëm, shumë mirë. Thjesht mori kohën e tij për rolin që do të më përshtatej mua më shumë. Dhe kur më tha për rolin e zëdhënëses, mendova ok un mund ta bëj dhe për sa kohë e bëj këtë gjë pse jo.

Dikush thotë duhet të jesh më e ashpër, por kur Basha më zgjodhën për këtë gjë më zgjodhën sepse i pëlqen si e bëj këtë punë…”- tha ish-missi Floriana Garo e cila kandidon për deputete në siglën e Partisë Demokratike. /albeu.com/

 

A do të largohet nga Shqipëria nëse humbet në zgjedhje? Përgjigjet Floriana  Garo – Albeu.com


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *