‘Kanë frikë nga Rusia”, Zelenksi kritikon Macron

Shpërndaje lajmin

Presidenti ukrainas Zelenski ka dhënë pikëpamjen e tij se cilat vende të Evropës Perëndimore po ndihmojnë apo jo, në luftën me Rusinë.
Në një intervistë për “Economist”, presidenti ukrainas kritikon ashpër presidentin e Francës Emmanuel Macron për dështimin për të ofruar mbështetje ushtarake.
“Sepse ata kanë frikë nga Rusia dhe kaq. Ata që e thonë të parët, janë të parët që kanë frikë”, shprehet ai.
Ai nënvizon se Boris Johnson i Britanisë së Madhe ka qenë shumë më i prirur për të dërguar armë.
“Po. Për të qenë i sinqertë, Johnson është një lider që po ndihmon më shumë. Udhëheqësit e vendeve reagojnë sipas mënyrës se si veprojnë zgjedhësit e tyre. Në këtë rast, Johnson është një shembull.  Britania është padyshim në anën tonë. Nuk po kryen një akt balancues. Britania nuk sheh asnjë alternativë për të dalë nga situata”, u shpreh Zelenski.
Sa i përket qëndrimit të Gjermanisë, ai u shpreh: “Ata po përpiqen të jenë të ekuilibruar. Ata kanë një marrëdhënie të gjatë me Rusinë dhe po e shohin situatën nga prizmi i ekonomisë. Ata ndihmojnë ndonjëherë. Mendoj se po përpiqen të përshtaten me situatën kur ajo zhvillohet”.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Ku i fshehin oligarkët rusë paratë e tyre të pista?
Ukraina gati të diskutojë me Rusinë miratimin e statusit neutral
The post ‘Kanë frikë nga Rusia”, Zelenksi kritikon Macron first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.