Kantoni i Cyrihut a do të nisë shitjen e kontrolluar të kanabisit?

0
Shpërndaje lajmin

 
Pas qyteteve si Bazelit dhe Lozanës, kantoni i Cyrihut do të nisë shitjen e kontrolluar të kanabisit më 2 maj, përcjell albinfo.ch
Me 7500 persona që pritet të marrin pjesë, do të jetë projekti më i madh pilot i këtij lloji në Zvicër.
Universiteti i Cyrihut dhe Instituti Politeknik i Cyrihut (ETH) janë përgjegjës për vlerësimin shkencor të projektit, i cili është autorizuar nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Studimi pritet të zgjasë pesë vjet dhe do të kushtojë rreth 1.4 milionë franga, tha të hënën Paul-Lukas Good, president i Swiss Cannabis Research.
Qëllimi i projektit është të hulumtojë pasojat sociale dhe ekonomike të konsumit të kanabisit.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *